Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në Bruksel, ata do të priten në takim nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar për media nga Shërbimi Diplomatik i BE-së.
Në njoftim thuhet se Kurti dhe Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh”. Bashkimi Evropian thekson se në takime do të analizohet ajo që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Borrell dhe “do të fokusohen në rrugën përpara”.
“Do të ketë deklarata për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë përpara dhe në fund të takimeve në ndërtesën e EEAS”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...