Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 24 palestinezë në tri sulme të ndara ajrore në Qytetin e Gazës më 25 qershor. Në mesin e të vrarëve është edhe motra e Ismail Haniyeh, shefit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian – thanë zyrtarët e shëndetësisë në Gazë dhe mjekët.
Tanket izraelite po ashtu kanë avancuar në perëndim të Rafahut, që gjendet në jug të Rripit të Gazës.
Dy sulme izraelite goditën dy shkolla në Qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 14 persona, thanë mjekët. Ndërkaq, një sulm në një shtëpi në kampin e refugjatëve Shati, la të vrarë dhjetë persona të tjerë.
Shtëpia në Shati i përkiste familjes së gjerë të shefit politik të Hamasit, Haniyeh, i cili është me bazë në Katar. Një prej motrave të tij dhe familjarë të tjerë janë në mesin e të vrarëve, ku kishte edhe mjekë.
Haniyeh, i cili udhëheq zyrën politike të Hamasit, grupit që ka udhëhequr me Hazën që nga viti 2007, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor i janë vrarë tre shumë familjarë, përfshirë tre djemtë e tij gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Gjatë reagimit pas sulmit që vrau motrës e tij, Haniyeh përsëriti kërkesat e Hamasit për arritjen e armëpushimit me Gazën. Ai tha se vrasja e familjarëve të tij nuk do të ndikojë në veprimet e grupit.
“Ne ende kemi qëndrimin që çdo marrëveshje që nuk garanton armëpushim dhe dhënien fund të agresionit nuk është marrëveshje”, tha ai përmes një deklarate.
Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 persona./rel/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen