Google ADS

Pushime me paratë e pacientëve, zbardhet dosja për mjekët e Onkologjikut në Tiranë

21:20 | 25 Qershor 2024
E.G

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skandalin e zbuluar në spitalin e Onkologjikut në Tiranë. Nga zbardhja e dosjes shikohen dy persona që bëjnë planet e pushimeve në Maldive me paratë që do të zhvasnin nga pacientët.

Pacientet e sëmurë me kancer priteshin nga Emiljano Lela, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut i cili i adresonte me pas tek bashkëpunëtori i tij mjeku Edmond Gashi, onkologu në QSUT i cili me pas duke përfituar nga halli i të sëmurëve i merrte në kliniken e tij private Megis në Astir.

Kjo është një nga skemat të cilën kanë përdorur mjeket dhe koordinatorët e Onkologjikut për të zhvatur qytetaret.

Detajet e dala nga dosja tregojnë një moment kur dy personat e përfshirë në këtë skemë, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.

Pjesë nga dosja:

1-Ku i kap pushimet e tjera tani?

2-Këtu e një vit të jemi mirë

1-Shih Tajlandën tani

2-Po pse jo?

1-Hë mo se nuk shkon shumë

1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie

2-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?

1-HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500

2– Po lale po

1-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë

Në dosje evidentohen edhe bisedat ku flitet për shifra të cilët pacientët detyrohen të paguhen në mënyrë që të marrin shërbimin e një operacioni teksa shihen dhe lojërat me shifrat.

Pjesë nga dosja:

Mustafa: Doku si të kam? N.A është nëna e një shokut tim do të marri në telefon. Ma zgjidh pak?

Emiljano: Ca u tha doktori, a mbaruat punë?

Mustafa: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt, na dha një çmimin për të bërë operacion, bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000.

Emiljano: Ok ishte do e bëjë operacionin, skaner, ka bërë skaner?

Mustafa: Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë do të shkojmë në Peshkopi të bëjmë atë skanerin e përgjithshëm ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.

Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë më

Në dosje përmendet hapur edhe nga vete ata qe e përdorin këtë skemë se radha në Onkologjik është një fryrje artificiale për t’i çuar pacientet drejte privatit.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Prokuroria ka zbuluar se pacientëve që ishin të sëmurë me tumor këta mjekë nuk i jepnin shërbimin, por i orientonin që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar se mjekët dhe punonjës të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza të përfshirë në këtë skandal janë pushuar.

/rtsh/

 

Të ngjashme