Arbër Hoxha ka qenë befasia e këtij Evropiani te kombëtarja e Shqipërisë që nga ftesa e tij deri tek lojërat fenomenale që ka zhvilluar.
Ai në tri ndeshjet hyri si zëvendësues mirëpo la gjurmë të mëdha në ndeshjet e kombëtares, shkruan Arbresh.info.
Shqipëria u eliminua nga Euro 2024 pas humbjes nga Spanja 1-0.
Teksa gjatë ditës së sotme ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka shkruar suksesi më i lartë për një sportist është të veshë dhe të ndjejë ngjyrat kuqezi.
Tutje ai është falënderuar çdo tifozi për emocionet që i kanë dhuruar.
“Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe, nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifoz të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar ama shumë krenar qe jam Shqiptar”, ka shkruar Hoxha.
Hoxha është aktualisht pjesë e skuadrës së Dinamo Zagrebit, ku është transferuar nga Slovan Belupo./Arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...