Në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, me ftesë të Dukës së Madh të Luksemburgut, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut si dhe në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, Ministrja Gërvalla e uroi Dukën e Madh dhe homologun e saj Bettel për Ditën Kombëtare, duke theksuar miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut, marrëdhëniet e ngushta të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm, duke konsoliduar lidhjet tona në fusha të ndryshme si dhe duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal.
Nga Luksemburgu, Ministrja Gërvalla filloi vizitën zyrtare në Strasburg, ku do të mbajë takime me përfaqësues të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës./Arbresh.info
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...