Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të mërkurën në Bruksel do të shkojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut, ndërsa nuk është shumë optimist për arritjen e ndonjë rezultati.
Pas konferencës ndërkombëtare të rinisë për Vetëvendosje “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy”, Kurti ka thënë se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale e aneksin e zbatimit të 18 marsit, e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen defakto, së paku në qendër.
“Nesër në mëngjes do të udhëtoj në Bruksel. Nuk kemi pasur një takim të lartë që një vit. Gati tre vite janë bërë nga takimi i fundit. Takimi i nesër do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi tre vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si duhet të ecim përpara. Prej këtu kanë filluar problemet. Marrëveshja bazike e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto. Kjo është zgjidhja më e mirë e cila nuk është realizuar deri më sot. Kemi pasur tensione nganjëherë edhe deeskalime sepse përgjegjësinë e ka Beogradi. Është parë që ka ndodhur deeskalimi në verën e vitit 2023. Gjithashtu duhet theksuar që Kosova ka bërë udhëzimin admirativ. Unë shpresoj që vendet anëtare ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin më të madh”, ka thënë Kurti, raporton eo.
Shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian. Beson se shtetet anëtare do ta dëgjojnë sugjerimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për heqjen e masave.
“Besoj që qëndrimin e qartë cilin duhet ta ndjekin të gjitha shtet anëtare të BE-së, edhe ato arsyet sikur të konsideruara për masat ndaj Kosovës nuk ekzistojnë më, është parë që ka ndodhur de eskalimi në atë verën e viti 2023, ka ndodhur rieskalimi për shkak të sulmit paramilitar terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe gjithashtu duhet theksuara se Kosova ka bërë udhëzimin administrativ që ka mundësuar mbajtjen e peticionit në veri ku katër komunat i kanë mbledhur 20 për qind të trupit elektoratit. Nga ana e Kosovës gjithçka është kryer zbatuar për normalizimi, për deeskalim, prandaj edhe e keni për atë sugjerim të Borrellit të cilin unë shpresoj dhe uroj që vendet anëtare ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin edhe seriozitetin me te lartë”, u shpreh Kurti.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...