Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh. T. Dr. Abdullah Mohammed Ibrahim Al-Sheikh.
Biseda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.
Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.
Në takim është vlerësuar fakti se intensifikimi i kontakteve të nivelit të lartë përgjatë viteve të fundit ka dhënë rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teksa Presidenti Begaj shprehu bindjen për avancimin e kësaj agjende dypalëshe.
Begaj i përcolli Kryeparlamentarit saudit përgëzime për mbështetjen ndaj Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën e lobimit të Arabisë Saudite me ato shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Isamik (OIC) dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur atë./Arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...