Prej kohësh aludohej në media, por u zyrtarizua vetëm mesditën e kësaj të marte, me liderin spanjoll të prapavijës së Real Madrid, Nacho Fernandez, i cili siç ishte parashikuar ka mbyllur gjithçka me “Galaktikët”, pas plot 12 sezonesh, në të cilën luajti në total 364 përballje, si dhe arriti të fitojë plot 26 tituj.
Ishte vetë klubi i Real Madrid, që përmes një deklarate njoftoi tifozët për këtë largim, me “shtatlartin” e mbrojtjes, i cili tashmë do të nisë një “aventurë” të re, kësaj here në Arabinë Saudite, ku pritet të firmosë me skuadrën e Al-Qadsiah.
“Real Madrid njofton se kapiteni ynë Nacho Fernandez ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtari ynë. Real Madrid dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Nachon. Nacho është një nga legjendat e mëdha të klubit dhe iu bashkua Realit të Madridit në vitin 2001, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe luajti në të gjitha kategoritë e të rinjve të ekipit tonë deri sa u bë titullar në vitin 2012.
Që atëherë, ai ka veshur fanellën tonë për 12 sezone. Gjatë gjithë kësaj kohe Nacho luajti 364 ndeshje dhe fitoi 26 tituj: 6 Kupa të Europës, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Europiane, 4 Kampionate, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.
Për më tepër, me përfaqësuesen spanjolle Nacho u shpall kampion i Evropës për U-21 dhe kampion i Ligës së Kombeve, ndërsa aktualisht është duke luajtur në “Euro 2024” në Gjermani. Nacho e mbyll karrierën te Real Madridi si kapiteni që fitoi “Decimoquintan” në Wembley, si një nga pesë lojtarët që fituan 6 Kupa Evropiane”,- thuhet në komunikatën zyrtare të klubit./abcnews.al
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...