Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Edita Kryeziu.
Në këtë takim, Kelmendi ka diskutuar me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive për unifikimin e praktikave lidhur me autorizimet e Prokurorit të Shtetit për Policinë, si dhe për veprimet procedurale të cilat i ndërmarrin prokurorët para dhe gjatë hetimeve, ku në këtë drejtim, U.D.
elmendi informoi kryeprokurorët se do të nxjerr Udhëzim të Detyrueshëm për të gjithë prokurorët e shtetit lidhur me këtë çështje.
Një temë tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe nevoja për caktimin e prokurorëve përgjegjës në secilën prokurori për bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, si dhe përfaqësimi i institucionit të Prokurorit të Shtetit në aktivitetet zyrtare brenda dhe jashtë vendit.
Gjithashtu, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që të angazhohen maksimalisht në rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale dhe të kenë një rol më proaktivë në shqyrtimin e detyrueshëm të hetimeve për çdo tre (3) muaj, siç është përcaktuar me dispozitën e nenit 154 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës./Arbresh.info/
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre
Lucescu qesh dhe mbron tifozët racistë rumunë kur mori vesh ...