Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ish-asistentit të Kryeministrit, Albin Kurti, Arianit Beqiri, i cili u arrestuar dje nga policia nën dyshimin se nuk pagoi për të parë ndeshjen e Kombëtares.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoj se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se sipas tij deklaratat e Beqirit të VV-së, paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm.
Postimi i plotë:
Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”.
Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit.
Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.
Prandaj, apelojmë për një trajtim të përgjegjshëm të informacionit dhe kultivimin e një mjedisi të shëndoshë komunikimi, të bazuar në fakte dhe transparencë.
Dezinformimi nuk është në interes të qytetarëve./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Asamblisti i VV-së pas lirimit: Për ta parë ndeshjen duhej paguar, ne protestuam
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...