Nisin procedurat për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”

13:33 | 11 Janar 2016
Arbresh.info

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendosi sot që t’i iniciojë procedurat për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova.” Objekti i këtij institucioni do të ndërtohet në lokacionin në të cilin qe paraparë të ndërtohej edhe më parë, pranë Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Ky vendim është marrë në pajtueshmëri të plotë me drejtorin e Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari.

Ministria ka paraparë që t’i niste procedurat qysh në vitin e kaluar, pas dakordimit me Komunën e Prishtinës që kjo e fundit ta ndante një lokacion të ri, konkretisht përballë Teatrit Kombëtar, projekt ky i cili qe paraparë të ndërtohej së bashku me Komunën e Prishtinës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme