Policia e Kosovës ka arrestuar asamblistin i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri, njëherit ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti.
Lajmin e ka konfirmuar Qendra e LVV-së në Prishtinë duke dhënë versionin e saj për ngjarjen, shkruan Arbresh.info.
Shefi i asambleistëve të LVV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla ka shkruar në Facebook se Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoi të paguaj hyrjen në ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.
“Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit”.
Ai ka kërkuar reagimin e Inspektoratit Policor ndaj policëve që arrestuan asamblistin e LVV-së.
“Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”, ka shkruar Sveçla.
Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit./Arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...