Nisin gërmime arkeologjike në Novobërdë për zbulimin e një qendre banimi në periudhën e Mbretërisë Dardane

18:26 | 24 Qershor 2024
E.G

Në fshatin Bostan të Komunës së Novobërdës kanë nisur gërmimet arkeologjike për të konfirmuar prezencën e një qendre banimi që lidhet me periudhën e vjetër historike të Dardanisë.

Kështu bëri të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili tha se ky lokalitet ku po gërmohet njihet me emrin “Gumnishtë” nga banorët dhe ndodhet në 957 metra lartësi mbidetare, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, nëpërmjet zbulimeve arkeologjike formësohet historia e vendit.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë. Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike. Ky lokalitet në mesin e banorëve njihet me emrin ‘Gumnishtë’ dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme