Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin maj 2024.
Sipas njoftimit, asetet e bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën në 7.40 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.25% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit maj kanë arritur vlerën në 5.22 miliardë euro, përcjell Arbresh.info.
“Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në maj 2024 janë rritur për 80.99 milionë euro ose 1.58%.”, bën të ditur BQK.
Ndërkaq vlera e kredive të reja në muajin maj 2024 ishte 232.94 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në kredi në muajin maj 2024 ishte 6.14% (në prill 2024 ka qenë 6.07%).
Depozitat e klientëve në maj 2024 kanë arritur vlerën prej 6.07 miliardë euro, duke shënuar rritje për 34.78 milionë euro, ose 0.58% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.05% janë të afatizuara.
Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.65% të gjithsej vlerës së depozitave.
Vlera e depozitave të reja në muajin maj 2024 ishte 56.24 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në depozita në muajin maj 2024 ishte 2.48% (në prill 2024 ka qenë 2.55%).
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin maj 2024 ishte 3.65% (në prill 2024 ka qenë 3.53%).
Raporti kredi-depozita në muajin maj 2024 ishte në nivelin 86.08%.
Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 arriti vlerën në 890.34 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u rritën për 0.91 milion euro apo 0.61% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.66 milionë euro.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?