09:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
09:30
Gjykata Supreme e Kosovës do të jetë nikoqire e Konferencës së 14-të të kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore. Marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani; kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Lëvizja FOL, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sinjalizuesve, organizon diskutimin “FOL Hapur” për rëndësinë, efektivitetin dhe sfidat në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Marrin pjesë: drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, si dhe Vesel Zhinipotoku nga Inspektoratin e Punës, Vesel Zhinipotok. (Zyrat FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë)
10:30
Kuvendi i Komunës së Drenasit i ndan titullin “Qytetar Nderi” presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi Komunal, Drenas)
11:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend dite është propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës etj. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban mbledhje; diskuton për lejimin e shpenzimeve për organizimin e Pritjes për përfituesit e Programit për Diplomaci Qytetare nga MPJD. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
11:50 – 12:55
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, viziton Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Ndërsa nga ora 12:55, do të bëjë homazhe në Gllanasellë. (Drenas/ Gllanasellë)
12:00
Komiteti Paralimpik i Kosovës promovon librin “Sportet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë”, të autorëve Ahmet Mahmutaj dhe Enver Ulaj. (Amfiteatri i madh, Fakulteti i Edukimit)
13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) diskuton rreth dokumentacionit të proceduar nga MPJD dhe angazhimim e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)
16:30
Mbahet eventi i Pritjes së Grupit “OneLifeRally”, i përbërë nga entuziastë të super-veturave. Merr pjesë dhe Mate Rimac, CEO i Bugatti Automotive. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...