“Agim Ramadani ishte një strateg i shkëlqyer ushtarak dhe një lider me vizion të qartë për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Ai nuk e humbi kurrë besimin tek liria dhe drejtësia. Lufta e tij në Betejën e Koshares do të mbetet përgjithmonë një simbol i lavdisë dhe trimërisë në historinë tonë kombëtare”, ishin fjalët e , për Komandantin e Brigadës 138 Agim Ramadani, në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në vendin ku heroi veproi për Kosovën dhe u nis për të luftuar deri në vdekje, në Betejën e Koshares.
Në prani të qindra mërgimtarëve nga Zvicra, Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, Ish-komandantit të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, familjarëve e bashkëluftëtarëve të heroit si dhe përfaqësuesve të organizatave dhe shoqatave të ndryshme, në Cyrih të Zvicrës u mbajtë Akademi Përkujtimore në kujtim dhe nderim të jetës dhe veprës sublime të heroit, Agim Ramadani.
Para të pranishmëve Gërvalla tha që Agim Ramadani nuk ishte vetëm ushtarak, strateg dhe luftëtar i shkëlqyer, ai ishte një shpirt artisti, shkrimtar dhe piktor që kulturën dhe popullin e tij i donte me gjithë zemër. Atëherë kur Kosova pati nevojë, ai la pas jo vetëm Zvicrën, por edhe artin edhe vargun dhe mori armët, i bindur se liria është vlera më e lartë për të cilën ia vlen të luftosh.
Ministrja e Jashtme më tej tha që në Betejën e Koshares, Agimi tregoi trimëri të pashoqe dhe strategji të jashtëzakonshme para se më 11 prill 1999, të vritet në ballë të frontit çlirimtar, aty ku përgjithmonë u hoq guri famëkeq i kufirit. Beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare ishte dhe mbetet beteja e krenarisë dhe lavdisë, betejë e heronjve që jetësuan ëndrrën shekullore. Ministrja Gërvalla në fund tha që vepra, vendosmëria dhe trimëria e Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë.
Nga ana tjetër, bzashkëluftëtarët e heroit Agim Ramadani, ndanë kujtime nga lufta e tyre çlirimtare duke e cilësuar heroin si një njeri me vlera të rralla njerëzore dhe i vendosur që të jetësojë amanetin e dëshmorëve për çlirimin e Kosovës.
“Akademia përkujtimore u shoqërua me poezi të Agim Ramadanit, të lexuara dhe shoqëruara me pika të mrekullueshme muzikore nga këngëtarja shqiptare me reputacion të jashtëzakonshëm në Zvicër, Elina Duni si dhe instrumentist, Elmir Berisha.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...