Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 shtator do mbahet festival i kushtuar entuaziastëve të Vespa-s.
Sipas tij, ky festival do mbledh në kryeqytet persona nga shumë vende të rajonit, shkruan Arbresh.info.
“Festival i mrekullueshëm dy ditor me vespa na pret me 31 gusht – 1 shtator. Entuziastë të skuterit Vespa nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Italia do të mblidhen në sheshin “Xhorxh Bush” për të na dhuruar emocione të veçanta.”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
“Gjatë dy ditëve, do të ketë shumë aktivitete për promovimin e kulturës së Vespave dhe Kryeqytetit tonë. Këtë na e premtuan gjatë takimit që kishim me Enisin, Aganin, Arbenin, Vetonin e shumë anëtarë tjerë fantastik të klubit Vespa Fanatics Kosova/ Vespa Kosova.”, shtoi ai.
“Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e Prishtinës përmes shëtitjeve në parkun e Gërmisë dhe malësitë e Gollakut dhe Marevcit. Ejani të gjithë bashkë në sheshin “Xhorxh Bush” për të përjetuar spektakël”, ka shkruar Rama./Arbresh,info/
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...