Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark, po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai vizitoi edhe qytetin e Gjakovës ku u takua me kryetarin Ardian Gjini, shkruan Arbresh.info.
Gjini me Clarkun kujtuan ditët e angazhimit për lirinë.
Ata folën edhe për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ks shkruar Gjini.
“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai./Arbresh.info/
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës