Zyrtare: UEFA merr vendim për Mirlind Dakun

15:32 | 23 Qershor 2024
K.B

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA e ka dënuar me dy ndeshje suspendim futbollisitin Mirlind Daku.

Lajmin e ka konfirumar edhe FSHF-ja ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se futbollisti nga Gjilani është suspenduar dy ndeshje nga UEFA, shkruan Arbresh.info.

Sulmuesi shqiptar do të humbasë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Spanjës, e cila zhvillohet të hënën nga ora 21:00.

Po ashtu Daku do të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme nëse Shqipëria kalon fazën e grupeve.

Ky dënim për 26-vjeçarin vjen pasi ai kishte sharë maqedonët së bashku me tifozët shqiptarë, pas ndeshjes Shqipëri – Kroaci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme