Young Zerka, banori i parë i “Big Brother Vip Albania 4”?

12:45 | 23 Qershor 2024
K.B

Ndërkohë, që ka kaluar vetëm një muaj nga përfundimi i edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania 3”, ku aktorja Egla Ceno u shpall fituese e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, duket se emrat e rinj protagonistë për “BBVA 4” kanë nisur të qarkullojnë.

Një prej tyre është këngëtari Young Zerka, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena” ditën e djeshme.

I pyetur për zërat që po qarkullojnë lidhur me faktin se ai do të jetë banori i parë i “BBVA 4”, këngëtari e konfirmoi duke u shprehur:

“Po, kjo është e vërtetë!”

Megjithëse nuk dihet nëse është një shaka, apo vërtet do ta shohim Young Zerka-n brenda shtëpisë së famshme. Rikujtojmë se këngëtari ka pak kohë që ka përfunduar angazhimin e tij si anëtar i jurisë së formatit të talenteve në muzikë “X Factor Albania”./anabel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme