Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024: Vëmendja tek sfida Zvicër – Gjermani

08:59 | 23 Qershor 2024
K.B

Maratona e Euro 2024 vazhdon edhe sot (e diel) teksa në program janë dy ndeshje interesante për t’u zhvilluar.

Në fakt ndeshjet e ditës së sotme shënojnë fillimin e xhiros së tretë të Kampionatit Evropian 2024 dhe të fundit të fazës së grupeve.

Ndeshja më interesante është ajo mes Zvicrës dhe Gjermanisë e cila do të luhet në “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit.

Gjermania si nikoqire e kësaj gare tashmë është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave, por sot i duhet fitorja që këtë ta bëjë si lider i Grupit A.

Zvicra në anën tjetër numëron katër pikë dhe në rast të një fitoreje eventuale do të kualifikohej si lider i grupit.

Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Skocisë dhe Hungarisë që bëjnë pjesë në grupin A së bashku me Zvicrën dhe Gjermaninë.

Të dyja ekipet kombëtare do të kërkojnë pikët maksimale në këtë takim për të tentuar kualifikimin nga pozita e tretë.

Që të dyja këto përballje do të luhen në orar të njëjtë, pra nga ora 21:00./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme