Forcat amerikane shkatërruan tre dronë lundrues të grupit Houthi në Detin e Kuq

07:44 | 23 Qershor 2024
K.B

Forcat amerikane shkatërruan tre dronë lundrues Houthi në Detin e Kuq në 24 orët e fundit, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.

Gjithashtu rebelët jemenas të mbështetur nga Irani pretenduan se hodhën tre raketa balistike në drejtim të Gjirit të Adenit

Por Komanda Qendrore e SHBA-së, (CENTCOM) mohon kategorikisht pretendimin e Houthi për një sulm të suksesshëm ndaj aeroplanmbajtëses amerikane USS Dwight D. Eisenhower./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme