Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

22:36 | 22 Qershor 2024
R J

Një anije amerikane me energji bërthamore ka mbërritur në Korenë e Jugut për një stërvitje që përfshin edhe Japoninë, ndërsa ata rritin stërvitjen ushtarake për të përballuar kërcënimet e Koresë së Veriut, të cilat janë përshkallëzuar pas një pakti të sigurisë me Rusinë.

Bëhet e ditur se anija USS Theodore Roosvelt është drejtuar për në Busan, një ditë pasi Koreja e Jugut protestoi ndaj një marrëveshjeje të madhe midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Bëhet e ditur se marrëveshja midis Rusisë dhe Koresë së Veriut premton ndihmën e ndërsjellë në rast lufte.

Gjithashtu, Koreja e Jugut thotë se marrëveshja përbën kërcënim për sigurinë e saj dhe paralajmëroi se mund të konsiderojë dërgimin e armëve në Ukrainë për të kundërshtuar pushtimin rus, veprim ky që me siguri do t’i prishë marrëdhëniet e saj me Moskën.

Të ngjashme