Kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouly, ka urdhëruar të shtunën që 16 kompanive turistike t’iu pezullohet licenca dhe menaxherët e tyre janë paditur për lehtësim të paligjshëm të udhëtimit të pelegrinëve në Mekë.
Ky urdhër është marrë pasi shumë shtete kanë raportuar më shumë se 1.100 viktima në Haxhin e këtij viti, kryesisht për shkak të temperaturave të larta.
Diplomatët arabë i kanë thënë agjencisë së lajmeve AFP këtë javë se Egjipti i ka regjistruar 658 vdekje dhe se 630 prej viktimave kanë qenë pelegrinë të paregjistruar.
Kryeministri ka kërkuar që shuma e gjobave më të cilat do të ndëshkohen menaxherët, t’iu ndahet familjarëve të viktimave.
Të premten, një zyrtar i lartë saudit ka thënë se vendi i tij e ka menaxhuar si duhet pelegrinazhin.
Arabia Saudite ua mundëson shteteve që të dërgojnë pelegrinë përmes kuoatave që përcaktohen prej numrit të popullsisë dhe në vendet me interesim të lartë, individët zgjidhen përmes një lotarie.
Mirëpo, për shkak të çmimeve shumë të larta, shumë pelegrinë vendosin të nisin pa leje, ndonëse rrezikojnë të arrestohen dhe dëbohen, në rast se identifikohen prej forcave saudite të sigurisë.
Ky rrugëtim ilegal, që mund t’ua kursejë pelegrinëve mijëra euro, është bërë secilën herë e më i famshëm prej vitit 2019, kur Arabia Saudite ka nisur të lëshojë viza të përgjithshme turistike dhe kështu hyrje aty është bërë më e lehtë.
Një zyrtar i lartë ka thënë se Qeveria saudite ka konfirmuar vdekjen e 577 pelegrinëve në dy ditët më të ngarkuara të Haxhit, ditën kur pelegrinët janë mbledhur dhe janë lutur me orë të tëra në mot të nxehtë në Malin Arafat dhe të nesërmen, kur kanë marrë pjesë në ritualin e gjuajtjes së djallit me gurë.
Haxhi është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe kjo nënkupton që të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë ritualin të paktën një herë në jetën e tyre.
Zyrtarët sauditë kanë thënë se 1.8 milion pelegrinë kanë marrë pjesë në Haxhin e këtij viti, dhe që 1.6 milion prej tyre kanë qenë të huaj./rel
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...