Google ADS

Jenca: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtohet besim reciprok mes komuniteteve

16:39 | 22 Qershor 2024
R J

Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bashkuara, Miroslav Jenca,  ka pasur një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi.

Jenca ka bërë të ditur se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohej nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë.

Ai ka e ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja e mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar Jenca.

Të ngjashme