Gjeorgjia në epërsi pas pjesës së parë kundër Çekisë

16:02 | 22 Qershor 2024
E.K

Gjeorgjia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë në ndeshjen përballë Republikës së Çekisë, me rezultat 1:0.

Çekët e gjetën të parët rrugën e golit, në minutën e 23-të përmes Adam Hlozek, por goli u anulua me ndërhyrjen e VAR-it për shkak të prekjes së topit me dorë.

Ndërkohë, pikërisht me ndihmën e VAR-it gjeorgjianët fituan penallti në minutat shtesë të pjesës së parë, kur njëri nga lojtarët çek luajti me dorë. I saktë nga pika e bardhë ishte Georges Mikautadze./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme