Forcat izraelite sulmojnë Gazën, shkon në 42 numri i të vdekurve

13:57 | 22 Qershor 2024
K.B

Të paktën 42 janë vrarë në sulmet izraelite në distriktet al-Tuffah dhe al-Shati të Gazës, tha Ismail Al-Thaëabta, drejtori i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit.

Një sulm izraelit në shtëpitë në al-Shati, një nga tetë kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës, shkaktoi 24 viktima. 18 palestinezë të tjerë u vranë në një sulm ndaj shtëpive në lagjen al-Tuffah.

“Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IDF-së goditën dy objekte të infrastrukturës ushtarake të Hamasit në zonën e qytetit të Gazës”, tha ushtria izraelite./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme