Tashmë kemi hyrë në stinën e verës, e bashkë me të nxehtin e kësaj stine vijnë edhe problemet për personat që kanë lëkurën e ndjeshme.
Për shumë njerëz stina më e nxehtë e vitit sjell probleme me aknet në trup ose në fytyrë, të cilat shkaktohen nga djersa e shpeshtë dhe reagimi i lëkurës ndaj temperaturave të larta dhe lagështisë.
Fatime Kokollari dermatologe në “Derma Plus”, për Arbresh.info thotë se këto temperatura të larta ndikojnë në gjithë organizmin e njeriut, por reflektojnë në lëkurë.
“Temperaturat e larta, ndikojnë në gjithë organizmin dhe reflektojnë në lëkurë. Prej temperaturave të larta shtohet djersitja dhe avullimi që ndikojnë në manifestimin e disa sëmundjeve. Aknet gjithmonë manifestohen tek lëkurat e yndyrshme si dhe tek terenet e përshtatshme për infeksione bakteriale. Zakonisht aknet shfaqen në fytyrë. Faktorë specifik ndikojnë plotë, siç janë: mënyra e jetesës ndikon shumë, si dhe menaxhimi i stresit, gjithashtu është edhe gjenetika. Këto akne mund të minimizohen me një mirë-trajtim të lëkurës dhe të marrin instruksionet e duhura”, tha Kokollari.
“Preventivë adekuate nuk ka sepse aknet janë të përhapura dhe është problem madhor, pasi që është edhe faktor gjenetik. Se çka mund të parandalojmë janë duke i ndjekur se këshillat dhe rregullat”, tha ajo.
Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut dhe më i ekspozuar, ndaj kujdesi duhet të jetë më i madh. Në mënyrë që të shmangim çdo problem është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e dermatologëve./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Video e plotë:
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...