Një ngjarje e rëndë ndodhi në një supermarket në Arkansas të SHBA-ve, ku tre persona humbën jetën dhe njëmbëdhjetë të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë. Ndër të plagosurit janë edhe dy policë, përfshirë edhe vetë autorin e dyshuar.
Të shtënat ndodhën në dyqanin ushqimor “Mad Butcher” në Fordyce, një qytet me 3200 banorë, rreth 100 kilometra në jug të Little Rock. Deri tani, rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders njoftoi në platformën e mediave sociale X se ishte informuar për incidentin. “I jam mirënjohëse forcave të policisë dhe atyre që reaguan të parët për veprimin e tyre të shpejtë dhe heroik për të shpëtuar jetë,” tha ajo./euronews
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...