Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit.
Osmani tha se Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer.
“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer. Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani në facebook./Arbresh.info/
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë