Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprimtarit të kësaj partie, Enver Malokut, Havës.
Abdixhiku tha se Hava ishte një grua e fortë, e që sipas tij, asaj, barra e orëve të rënda ia kishte përcaktuar fatin e gjetjes së forcës përtej humbjes së madhe.
“Dhe këtë forcë e kishte gjetur mu siç dinte ajo, duke qenë e dashur, e buzëqeshur – duke qenë një zonjë e rëndë. Hava Maloku na la sonte. Me të u shua dhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar. Ishte përplot dritë e mirësi”.
“Këtë vit, kishte gjetur forcën të ngrihej nga shtrati i fundit i saj, për të shpalosur bashkë me ne pllakën e portretin përkujtimor të Enverit, bashkëshortit të vrarë në 11 janarin e vitit të lirisë. E dinim, të gjithë, se ky duhej të ishte takimi ynë i fundit. E sado që ishte vështirë, e dinim të gjithë, ne dhe ajo, se ky duhej të ishte kujtimi e kuptimi i fundit nga kjo shtëpi e demokracisë. Pimë kafen bashkë, e përcollëm bashkë. Na la me përplot buzëqeshje. Siç bënte përherë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Abdixhiku i shprehu ngushëllime fëmijëve të Havës dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike.
“Bëhuni të fortë, siç u bë ajo kur kishit nevojë për të! Zonja Havë, bashkohu në parajsën e pasosur me Enverin që aq shumë e deshe e të mungoi”, shkroi ai.
Gruaja e veprimtarit të LDK-së, Enver Malokut, Hava do të varroset nesër në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...