Ai ka treguar se objekti i ri i Konsullatës ndodhet në një nga lagjet më të bukura të qytetit, fiks përballë stacionit të metros Hallerstrasse U1 në adresën Rothenbaumchaussee 133 (20149 Hamburg).
“Ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e qartë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur imazhin e Republikës së Kosovës kudo në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira konsullore për qytetarët tanë.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg, së bashku me pesë misionet tjera konsullore në Gjermani, përbën misionin më të madh diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në botë. Ky mision nuk është vetëm në shërbim të mërgatës tonë të madhe në Gjermani, por edhe një pasqyrë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Kurti.