Google ADS

Aksident mes dy automjeteve në magjistralen Prizren-Suharekë, një i lënduar

16:39 | 21 Qershor 2024
E.K

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tranzitit të ri në Prizren.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë rreth orës 14:14, saktësisht në afërsi të tranzitit të ri në Prizren. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person. Ndërkaq me rastin janë duke u marr njësiti i trafikut rajonal”, tha Gashi./Arbresh.info

Të ngjashme