Sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike (KMRAP) i cili është mekanizmi kyç institucional për të siguruar zbatimin e reformave të administratës publike.
Zëvendësministri Bardhyl Dobra, i cili e udhëhoqi takimin e Këshillit të Ministrave për RAP-in, theksoi se ashtu siç është paraparë në programin qeverisës, reforma e administratës publike mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës, që synon ndryshimin rrënjësor të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve për krijimin e një administratë moderne dhe të aftë për përmbylljen e suksesshme të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Me këtë rast, palët raportuan për zbatimin e dokumenteve strategjike duke përfshirë:
– Planin e Veprimit 2022-2024 për zbatimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike 2022-2027; dhe
– Planin e Veprimit 2022-2024 për zbatimin e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike 2022-2026.
Raportet e mësipërme u miratuan në mënyrë unanime nga KMRAP.
Në fund të takimit pjesëmarrësit u zotuan se Qeveria mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë për të siguruar një funksionim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të administratës publike përmes zhvillimit, zbatimit dhe rishikimit efektiv të politikave të qeverisë./Arbresh.info/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...