Google ADS

Dyshohet për vjedhje të rëndë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Han të Elezit

10:38 | 21 Qershor 2024
K.B

Në Han të Elezit të enjten është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.

Siç njofton policia, vjedhja e rëndë është kryer në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.

“Hani i Elezit/ 20.06.2024-06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të lartcekur në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme