Një 47 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga incidenti në një ashensor në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit nga kati i dytë.
“Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencen Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidneti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima nuk ka mundur t’u përballoj plagëve dhe kishte ndërruar jetë, nga mjekët e Emergjences është konstatuar vdekja e personit H. V., femër, lindur me 1977 me banim në Prizren. Policia po heton rastin dhe do të veprohet bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, tha Bytyqi./Arbresh.info/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...