Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin që rrahu bashkëshorten e tij në Prizren.
Kjo rrahje është publikuar edhe në rrjetet sociale me video.
në komunikatën për media, policia thotë se ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor, ku janë intervistuar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë në çift dhe bashkëjetojnë.
“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të cilin shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj një femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Incidenti kishte ndodhur me datë 04.06.2024 në Prizren”, thuhet në njoftim.
Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij.
Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të, dhe viktima është njoftuar për të drejtat e saj./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?