Kylian Mbappe, futbollisti më i mirë francez dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, mund të jetë në skuadër për turin e dytë të Grupit D kundër Holandës.
Edhe pse informacionet e para ishin tejet pesimiste dhe mediat franceze shkruanin se ylli i ri i Real Madridit me siguri nuk do të jetë në skuadër kundër Holandës, por RMC shkruan sot se lojtari dëshiron të luajë dhe se tani është në garë me kohën.
Gjegjësisht, Mbappe të hënën ka lënduar hundën, në fund të ndeshjes së xhiros së parë të Grupit D, në të cilën Franca e tij mposhti Austrinë me rezultat 1-0.
Mbappe goditi me fytyrë një lojtar rival në shpatullën e tij, duke e dëmtuar rëndë hundën. Me gjak dhe një hundë të thyer, Mbappe duhej të largohej nga fusha. Një ditë pas ndeshjes me Austrinë, Federata Franceze e Futbollit deklaroi se Mbappe nuk do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë Euro 2024, por do të vendos një maskë mbrojtëse dhe do të vazhdojë të luajë.
RMC shkruan se Mbappe do të marrë sot një maskë mbrojtëse, e cila do t’i lejojë të stërvitet me të sonte dhe më pas do të shohë nëse mund të luajë me maskën dhe se a do ta shqetësonte ajo. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt dhe ka mundësi që maskën ta marrë vetëm të premten në ditën e ndeshjes, por kjo do të ishte një problem i madh sepse praktikisht nuk do të kishte kohë ta testonte.
RMC shton se Mbappe stërviti lehtë të mërkurën me një fashë në hundë, por ai nuk mori pjesë me pjesën tjetër të ekipit dhe ushtroi i vetëm. Ajo që inkurajon tifozët francezë është fakti se Mbappe dëshiron me çdo kusht të jetë në skuadër të premten mbrëma.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...