Mirlind Daku është nën shënjestrën e Federatës Maqedonase të Futbollit.
Gjithçka lidhet me një episod pas ndeshjes me Kroacinë, teksa sulmuesi u afrua tek tifozët e kombëtares pas porte dhe me një megafon në portë iu bashkua koreve të tyre kundër Maqedonisë.
Video që u bë virale në rrjetet sociale, bëri që Federata e Maqedonisë të reagonte menjëherë dhe për më tepër të kërkojë masë ndëshkimore për sulmuesin kuqezi.
“Shprehim shqetësimin tonë në lidhje me koret nacionaliste kundër Maqedonisë së Veriut, ku mori pjesë edhe lojtari i Shqipërisë, Mirlind Daku. Kjo sjellje është e papranueshme dhe shkon kundër vlerave dhe respektit që promovon futbolli.
Sporti, dhe në veçanti futbolli është i njohur për të bashkuar nacionalitete të ndryshme në një ambient ku duhet të ketë bashkëpunim dhe vlera. Retorika nacionaliste i rrezikon shumë këto vlera, duke “ushqyer” ndasi dhe armiqësi mes tifozëve dhe shoqërive.
Federata e Futbollit të Maqedonisë do të dërgojë një letër zyrtare në FIFA për këtë sjellje skandaloze. I bëjmë thirrje lojtarit të Shqipërisë, Mirlind Daku që të kërkojë falje publike, duke kërkuar që ai të jetë i ndërgjegjshëm për gabimin dhe dëmin që ka shkaktuar”, mbyllet reagimi i Federatës maqedonase./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...