Mikey Dickerson viziton Kosovën

15:28 | 20 Qershor 2024
K.B

Me rastin e vizitës së Mikey Dickerson, ish-Ambasador i parë i Shërbimit Digjital dhe Zëvendësshef i Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe znj. Tamara Srzentic, ish-Ministre e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave të Malit të Zi, Ministria e Ekonomisë (ME) do të organizojë ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në fushën e shërbimit digjital.

Ngjarja do të mbahet nesër duke filluar nga ora 13:00.

Fjalë përshëndetëse:

13:00 – 13:10 – Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

Moderimi: 13:10 – 13:20 – Tamara Srzentic, ish-Ministre e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Malit të Zi.

Fjala kryesore: 13:20 – 13: 40 – ish-Ambasador i parë i Shërbimit Digjital dhe Zëvendësshef i Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme