Serbia i ankohet UEFA-s për tifozët shqiptarë e kroat

14:58 | 20 Qershor 2024
D.H

Shipëria luajti ndeshjen e dytë në kuadër të Evropianit ndaj Kroacisë, me ndeshjen që u përmbyll baras 2-2.

Gjatë ndeshjes tifozët shqiptar e kroat së bashku shanin serbët, shkruan Arbresh.info.

Kjo u ka penguar Federatës së futbollit të Serbisë, të cilët janë ankuar te sekretari i përgjithshëm i UEFA-s.

Këtë e ka bërë të ditur vetë federata serbe përmes një postimi në rrjetin social X.

“Me rastin e thirrjeve të turpshme të përbashkëta të tifozëve në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, Federata Serbe e Futbollit i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Teodor Theodoridis”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se disa ditë më parë të dy kombëtaret sikurse Shqipëria edhe Kroacia janë dënuar nga UEFA me dënime të konsiderueshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme