Google ADS

Fanella e Bajramit u shit me çmimin më të lartë në ankandin kuqezi

14:33 | 20 Qershor 2024
D.H

Ankandi për shitjen e fanellave të kombëtares së Shqipërisë që kanë luajtur ndaj Italisë ka përfunduar.

Fanellat kanë qenë të nënshkruara nga vetë protagonistët kuqezi, shkruan Arbresh.info.

Çmimi më i lartë në këtë ankand ka qenë për fanellën e Nedim Bajramit ku u shit për plotë 5792 euro.

Ishte pikërisht Bajrami që realizoi golin në ndeshjen ndaj Italisë, madje goli i tij tani më ka hyrë në rekord pasi është bërë goli më i shpejtë në histori të Euros.

Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e sulmuesit Armando Broja, që arriti vlerën 825 euro.

Vendin e tretë e zuri fanella e Dakut ku shkoi me çmim 477 euro ndërsa e katërta fanellë ishte e Asanit me 468 euro.

Top pesëshen e mbylli fanella e Kristjan Asllanit me çmim prej 445 euro./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme