Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar për herë të dytë në një kompeticion madhor si Euro.
Por shorti ishte treguar “fatkeq” për kuqezinjtë e Sylvinhos, shkruan Arbresh.info.
Goglat vendosën që Shqipëria të jetë në grupin B së bashku me tri kombëtare shumë të forta si Spanja, Kroacia dhe Italia, ani pse kuqezinjtë ishin të vendosur në vazon e dytë.
Por nga dy ndeshjet e para Shqipëria ka bërë dy ndeshje të kënaqshme ku fillimisht ndaj Italisë shënuan golin më të shpejtë në histori të Evropianit përmes Nedim Bajramit ku realizoi pas 23 sekondash.
Mirëpo Italia u këndell dhe mposhti Shqipërinë 2-1, me kuqezinjtë ku me shumë pak fat mund të barazonin ndeshjen në fund të takimit por një goditje e Rey Manaj u devijua nga portieri Donaruma.
Ky ishte një sinjal se kuqezinjtë nuk duhet të nënvlerësuar.
Ndeshjen e luajtur dje ndaj Kroacisë, Shqipëria luajti baras me kombëtaren më të fortë në Ballkan vitet e fundit.
Klaus Gjasula barazoi në momentet e fundit të ndeshjes rezultatin në 2-2 për të fituar një pikë dhe të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje në Evropian.
Kujtojmë që Shqipëria ka qenë në epërsi ndaj kroatëve nga minuta e 11-të deri në minutën e 74-të, kur Kroacia barazoi dhe më pas shënoi edhe golin e dytë.
Loja e kuqezinjve ra në sy të shumë media botërore, së fundmi një artikull kushtuar Sylvinhos dhe grupit të lojtarëve të tij e shkroi edhe e famshmja New York Times.
“E drejtuar nga ish-mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Barcelonës dhe Brazilit, Sylvinho, Shqipëria është një skuadër kundërsulmuese fizike që kërkon të mbulojë çdo hendek të perceptuar të talenteve mes tyre dhe kundërshtarëve, përmes vrapimit të vështirë. Kësaj skuadre iu deshën 23 sekonda për të shënuar në Euro 2024 pasi Nedim Bajrami vendosi një rekord të ri për golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian kur hapi rezultatin kundër Italisë. Ndërsa Shqipëria e humbi përfundimisht atë ndeshje 2-1, goli i tyre i hershëm shërbeu si një paralajmërim; nënvlerësojeni këtë ekip dhe jeni në rrezik. Ishte një paralajmërim që Kroacia u përpoq ta dëgjonte. Takimi i së mërkurës mes dy ekipeve ishte një rrëmujë e papritur dhe argëtuese”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Shqipëria ndeshjen e fundit e luan ndaj Spanjës të hënën mbrëma me fillim nga ora 21:00, ku me një fitore do të shtonin gjasat e mëdha për kualifikim në fazën eliminuese të Euros./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...