Tre sondazhe të publikuara së fundmi në Britaninë e Madhe kanë parashikuar se Konservatorët dhe kryeministri aktual Britanik Rishi Sunak do të pësojnë një humbje rekord në zgjedhjet parlamentare të 4 korrikut.
Shifrat treguan se Partia Laburiste mund të kthehet lehtësisht në pushtet duke arritur shumicën e nevojshme pas 14 viteve në opozitë. Sondazhi i parë i kryer nga YouGov tregoi se Laburistët pritet të fitonin 425 vende në Dhomën e Komunave ndërsa konservatorët e Rishi Sunak vetëm 108.
Të dhënat u grumbulluan nga data 11 deri më 18 qershor ku u intervistuan më shumë se 40 mijë votues britanikë. Sondazhi tjetër i kryer nga kompania Savanta parashikoi 516 vende për Laburistët në Dhomën e Komunave ndërsa sondazhi nga More In Comon i dha parties së Keir Starmer 406 vende.
Rezultatet e Sondazheve më të fundit tregojnë se kryeministri Rishi Sunak ndonëse premtoi javën e shkuar që të ulë me 17 miliardë paund taksat për britanikët, nuk po arrin që të shtojë mbështetjen ndaj parties së tij.
Pozicioni i Sunak në politikën britanike është kërcënuar edhe nga kthimi i befasishëm në politikën e vijës së parë nga aktivisti i shquar i Brexit Nigel Farage.
Populisti i krahut të djathtë kërcënon që të ndajë votat e qendrës së djathtë në Britaninë e Madhe. Sondazhi i kompanisë Savanta i publikuar nga Gazeta Britanike “The Telegraph” tregoi gjithsashu se Rishi Sunak mund të humbasë edhe vendin e tij si deputet në Anglinë Veriore, që dikur konsiderohej një zone e sigurtë konservatore.
Pavarësisht sesi do të vijojë fushata në dy javët e mbetura, Sondazhet parashikojnë se Laburistët e Keir Starmer pritet të marrin minimalisht 20% më shumë vota sesa konservatorët në nivel kombëtar./abcnews.al
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...