Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes e kanë marrë rreth orës 10:30. Policia e Kosovës aktualisht është në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia e Kosovës./Arbresh.info/
Asambleja e Republikës Sërpska e miraton Deklaratën e “Kuven...
Njeriu që shkeli në Hënë krenar me hapjen e Observatorit – t...
Ekspertët për pasojat e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi im...
Kosova konfirmon angazhimin për forcimin e aleancës me Panam...
BE dhe SHBA i kërkojnë Serbisë të distancohet nga Rusia, pas...
Deklarata e 2 korrikut, Kurti: Akt rezistence karshi pushtet...