Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me kryetarin e Portos, Riu Moriera.
Rama njofton se kanë diskutuar për modalitetet e qeverisjes dhe kanë ndarë përvojat e tyre për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
“Takim me Kryetarin e Portos në Odën e Kryeqytetit Pata kënaqësinë të pres Kryetarin e Portos, z. Rui Moreira, në Odën e Kryeqytetit. Diskutuam mbi modalitetet e qeverisjes dhe ndamë përvojat tona për të përmirësuar shërbimet për qytetarët”, ka njoftuar Rama në profilin e tij në Facebook.
Ai ka thënë se kryetari i Portos, i cili po shërben si model në Evropë për transformimin e qytetit, ka ndarë shumë ide të vlefshme me ata./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën