Google ADS

Putin mbërrin në Vietnam

23:36 | 19 Qershor 2024
E.G

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në Vietnam nga Koreja e Veriut, ku nënshkroi një marrëveshje partneriteti strategjik me Kim Jong Un.

Avioni i Putinit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Hanoi, ku u përshëndet nga zëvendëskryeministri vietnamez Tran Hong Ha. Kjo është vizita e parë e Vladimir Putin në Vietnam që nga viti 2017 dhe e pesta në përgjithësi në vendin e Azisë Juglindore.

Vietnami, i cili po përpiqet të zbatojë të ashtuquajturën “diplomaci bambuje” – një politikë e jashtme fleksibël me qëllimin përfundimtar të mbajtjes së marrëdhënieve të mira me fuqitë botërore, nuk dënoi pushtimin rus në Ukrainë.

/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme