Policia në Rahovec njofton se gjatë një interviste me një të dyshuar, lidhur me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar (pa lejet përkatëse ligjore).
Policia bën të ditur se pas kontrolllimit të vendbanimit të tij, i është sekuestruar arma dhe 78 copë fishekë, shkruan Arbresh.info.
“Duke vepruar menjëherë mbi këtë informacion, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. Kontrolli ka rezultuar me sekuestrimin e armës automatike ilegale dhe shtatëdhjetë e tetë (78) copë fishekë”, njofton Stacioni Policor në Rahovec.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Mbajtja e një arme pa autorizimin e duhur ligjor përbën vepër penale që paraqet rrezik”, rhuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?