Konferenca përmbyllëse e Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtorisë në Kosovë – EUKOJUST, ka të bëjë, mes tjerash, me rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në sistemin e drejtësisë dhe në reformat tjera përkatëse.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në këtë konferencë ka folur për aktivitete në sektorin e drejtësisë të mbështetura nga ky program me qëllim të përmbushjes së objektivave specifike dhe të përgjithshme, duke i adresuar zbrazëtirat në kapacitetet e burimeve njerëzore dhe në rregullimin e brendshëm struktural, si dhe në institucionet tjera përfituese nga ky program.
“Në këtë drejtim është punuar shumë duke pasur parasysh nevojat e institucioneve për mbështetjen, që padyshim do të ketë ndikim në përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit konform planeve dhe objektivave të përcaktuara”, deklaroi Haxhiu.
Ajo më tej tha se mbështetja e EUKOJUST është e madhe dhe u shpreh mirënjohëse për vazhdimin e projektit për gjashtë muaj të tjerë, duke u bazuar në kërkesën nga Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë.
Ministrja Haxhiu, mes tjerash, falënderoi delegacionin e BE-së edhe Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për angazhimin e tyre në këtë projekt, duke shtuar se këto rezultate të përbashkëta do të jenë trashëgimi për gjyqtarët, prokurorët dhe për institucionet e drejtësisë./rtk/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...