Temperaturat e larta, IHMK propozon shkurtimin e orëve në shkollat pa kondicioner dhe ujë të pamjaftueshëm

18:01 | 19 Qershor 2024
E.G

Për shkak të temperaturave ekstrem të lartanstituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka propozuar që mësimi në shkollat pa kondicioner dhe ujë të pamjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 në 30 minuta.

Sipas njoftimit, me hyrjen në stinën e verës, temperaturat maksimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë celsius.

IHMK thotë se këto temperatura janë të rrezikshme sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

“Për shkak të temperaturave ekstreme të larta , ne si IHMK japim propozim që në shum institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kan kondicioner, dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 min sa janë tani në30min.”, thuhet në njoftim.

“Nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike dhe temperaturat mkasimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë celsius dhe këto temperatura mund të jen të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijë dhe të moshuarit”, njofton IHMK./Arbresh.info/

Të ngjashme